Albi Mall Superliga

Ballkani rikthehet të fitorja, Llapi vazhdon suksesshëm, ndërsa Drita zhgënjen

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 23të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll të cilat kanë sjell një befasi të madhe.

Fushë Kosova e ka mposhtur Dritën me rezultat 1:0 duke ia vështirësuar kështu maksimalisht luftën për titull.

Në anën tjetër Ballkani është rikthyer të fitorja pasi e ka mundur në udhëtim Dukagjinin me rezultat 1:2 për ta ruajtur pozitën e parë, derisa Llapi po e ndjek hapë pas hapi.

Skuadra e Tahir Batatinës ka fituar në ndeshjene vështirë ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 0:1.

Nesër luhen dy takime tjera ku ndeshën, Prishtina – Liria dhe Gjilani – Malisheva. /Ballkani.info