Skuadra e Ballkanit po e mban seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në prag të duelit të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Zalgiris.
Ballkani dhe Zalgiris do të përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:00, raporton Demokracia.com.
“Portokallezinjtë” kanë zbritur në fushën e stadiumit në kryeqytet në ora 18:30.
Mungesa e trajnerit Daja në stërvitje, por edhe në ndeshjen e të martës mbrëma është mbrojtësi, Rrustem Hoxha. Ky i fundit për shkak të një lëndimi është operuar ditë më parë.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja para stërvitjes foli në një konferencë për gazetarë.
Trajneri shqiptar ka thënë se Zalgirisi do të jetë kundërshtar i vështirë për ta, mirëpo ka shtuar se ata nuk do të dorëzohen.
“Kemi ndeshje të vështirë. Zalgiris është ekip që ka fituar tituj në Lituani. Gjithsesi nuk do të thotë se ne do futemi të dorëzuar në këtë ndeshje. Jemi përgatitur të japim më të mirën. Grupin e lojtarëve e kemi plot”, tha fillimisht Daja në konferencë, raporton Demokracia.com.
I pranishëm në këtë konferencë për media të Ballkanit ishte edhe kapiteni i skuadrës, Edvin Kuç./Demokracia.com







