Ballkani njofton largimin e dy futbollistëve

Ballkani vazhdon të bëjë ndryshime në klub, para fillimit të stinorit pranveror të sezonit 2022/23.

Klubi suharekas në vazhdën e ndryshimeve të afatit kalimtar, ka njoftuar edhe largimin e dy futbollistëve.

Bëhet fjalë për dy futbollistët e huaj, Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso.

“Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës”, thuhej ndër tjera në njoftimin e kampionit të Kosovës.