Ballkani mposht Gjilanin 2 me 1, trajneri Munishi ndëshkohet me karton të kuq
Sot është zhvilluar ndeshja e parë e javës së 16-të të Superligës së Kosovës ndërmjet skuadrës së Ballkanit dhe asaj të Gjilanit.
Ballkani ka arritur që të mposht Gjilanin 2 me 1.
Ekipi vendas ka arritur që të shendoj 2 gola kundrejt Gjilanit në pjesë e parë të lojës.
Në minutën e 15 të ndeshjes, Blend Baftiu shënoi golin e parë në këtë ndeshje, e të dhjetin të tij gjatë këtij edicioni e në minutën e 23, golin e dytë për Ballkanin e shënoi Jetmir Topalli.
Ndërsa Gjilani në minutën e 37 ngushtoi epërsinë, me golin e Gerhard Progni.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, edhe pse nuk ka pasur gola, loja është zhvilluar me shumë tensione.
Në minutën e 87 të ndeshjes, trajneri i Ballkanit Ismet Munishi është larguar nga ndeshja me karton të kuq.