Ballkani mban seancën e fundit stërvitore në ‘Fadil Vokrri’ para finales ndaj Prishtinës

Nesër në ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës, Prishtina – Ballkani.

Para këtij dueli, ekipi i Ballkanit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Prishtinë.

“Seanca e fundit stërvitore para finales me FC Prishtinën në DigitAlb Kupa . Stërvitja u zhvillua në Stadiumin “Fadil Vokrri”-Prishtinë”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit.