Me dy gola të Theophilius Solomon, Ballkani ka fituar ndeshjen derbi ndaj Dritës, 2:0.

Të dyja golat u shënuan në pjesën e dytë. Ballkani në vendin e parë ka 24 pikë, kurse Drita mbetet e dyta me 22 pikë.

Ndeshjet e radhës janë Llapi-Ballkani dhe Drita-Drenica.

Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes. Jashari i Dritës hyri në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë, por ishte lojtari i fundit kur ndërhyri në mënyrë të palejuar në Ermal Krasniqin e Ballkanit. Gjyqtari Nuza e përjashtoi nga loja.