Ballkani kampion i ri i Kosovës, reagon edhe kryetari i Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pasi Ballkani, skuadra nga po ky qytet e ka siguruar titullin e parë në histori të klubit në Superligën e Kosovës në futboll.

Barazimi i Gjilanit dhe Dritës në derbin e madh lokal (0:0) e ka shpallur Ballkanin kampion të Kosovës pak xhiro para fundit, raporton Demokracia.com.

Muharremaj nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka shkruar për suksesin historik të Ballkanit.

“Mirësevini në qytetin e kampionëve. Suhareka”, ka shkruar shkurtimisht Muharremaj në Facebook