Kampioni i Kosovës, Ballkani nuk e ka ndërmend të ndalet dhe po vazhdon drejt rrugës së mbrojtjes së titullit.

Skuadra e Ilir Dajës e ka mposhtur sot Dritën në derbin e kësaj jave me rezultat 1:0.

Ndeshja u zhvillua në Suharekë dhe përfundojë ashtu siç pritej me një fitore të suharekasve të cilët për momentin po duken të pakonkurrencë në Superligë.

Një befasi e madhe ka ndodhur në Malishevë ku Malisheva e ka mposhtur Prishtinën, derisa Gjilani sipas parashikimeve ka fituar ndaj Feronikelit ’74. /Ballkani.info