Ballkani i jashtëzakonshëm, fiton në transfertën e vështirë në Drenicë

Xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës është mbyllur me ndeshjen interesante që u zhvillua në Skenderaj.

Drenica priti liderin, Ballkanin.

Të besuarit e Ismet Munishit vazhduan me formën e mirë në Superligë duke rrëmbyer edhe në këtë ndeshje pikët e plota.

Ballkani arriti ta mposhtë 2-1 Drenicën.

Golat për Ballkanin i shënuan Ermal Krasniqi në minutën e tretë dhe Mirlind Daku në minutën e 29-të.

Derisa për Drenicën në fund të ndeshjes shënoi Azem Bejta.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka shkuar në kuotën e 32 pikëve, derisa Drenica mbetet në pozitën e pestë me 18 pikë të grumbulluara.