Ballkani fluturon drejt Lituanisë me synim të shkruajë historinë

Kampioni I Kosovës në futboll Ballkani ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Lituanisë ku do të luajë të martën  ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Suharekasit do të përballen me lituanez Zalgiris, ku sfida  e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ u mbyll me barazim 1-1.

Kampioni në fuqi ka udhëtuar drejt Lituanisë me të vetmin qëllim që të marrin një fitore për të kaluar në raundin e dytë që do të ishte historike për këtë skuadër.

Zalgiris dhe Ballkani përballen të martën me fillim nga ora 18:00. /Demokracia.com