Ballkani fiton me vështirësi ndaj Lirisë, Drita fiton ndeshjen kryesore kundër Llapit

Dy ndeshjet e fundit të parapara për xhiron e parë të Superligës së Kosovës kanë përfunduar me fitore të favoritëve. Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka nisur me një fitore të ngushtë kampionatin pasi që mposhti Lirinë e Prizrenit – skuadër kjo e promovuar në Superligë. Nënkampioni i Kosovës, Drita në anën tjetër shënoi fitore të pastër ndaj Llapit me rezultat 2-0. Pas javës së parë, Prishtina kryeso tabelën me vendin e parë

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës ku Drita ka mposhtur Llapin në ndeshjen kryesore të xhiros së parë, derisa kampioni në fuqi Ballkani fitoi me rezultat minimal prej 1-0 ndaj Lirisë

Liria – Ballkani 0-1

Ballkani ka arritur fitore ndaj skuadrës së promovuar në Superligën e Kosovës, Liria duke e mposhtur atë me rezultat 1-0 në stadiumin Përparim Thaçi në Prizren. Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat 0-0. Në pjesën e dytë pati gol dhe ai u shënua nga Nazmi Gripshi në minutën e 65-të te ndeshjes.