Ballkani fiton dhe merr pozitën e parë në Superligë

Ballkani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Suhareka të shtunën në shtëpi ka mposhtur Gjilanin me rezultatin 1:0.

Me këtë fitore skuadra e udhëhequr nga trajneri Bledi Shkëmbi ka mbajtur hapin për titull të kampionit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 71-të.

Ballkani pas kësaj fitoreje është në pozitën e parë me 64 pikë sa ka edhe Drita në pozitën e dytë.