Ballkani fiton derbin ndaj “Niklit”, Gjilani mposht Llapin

Ballkani është treguar skuadër e fortë në duel me Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 3-2, sot në Suharekë, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit tonë.

Skuadra e Ismet Munishit, pas fitores në javën e parë kundër Besës së Pejës, arrin edhe fitoren e dytë në këtë sezon, duke qenë ekip më i mirë së ‘Nikli’, një një ndeshje dramatike, sidomos në finish të kësaj sfidë.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Mirlind Daku (6’, 24’, 63’), i cili realizoi het-trik në këtë derbi joshëse, kurse, për skuadrën nga Drenasi dygolësh shënoi Marceli (84’, 88’).

Ndërkohë, Gjilani gjen fitoren e parë këtë edicion. Nënkampionët e Kosovës pas disfatës në javën e parë kundër Feronikelit, sot triumfuan në udhëtim tek Llapi, me rezultat 0-1.

Nikac shënoi golin e fitores për të ia dhuruar trepikëshin e parë në këtë kampionat skuadrës gjilanase.