Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Llapit.

Kampioni i Kosovës, po udhëheq ndaj Llapit në Suharekë me rezultat 1-0.

Goli i vetëm u realizua nga Jashanica përmes penalltisë në minutën e 33-të.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë të kësaj ndeshje. Në takimin tjetër Suhareka po fiton 2:0 ndaj Malishevës.