Ballkani e mposht Prishtinën me përmbysje të çmendur në minutat e fundit

Ballkani e ka mundur Prishtinën me përmbysje mahnitëse, vetëm tri ditë pasi e përjetoi një humbje dëshpëruese në mënyrë të njëjtë nga Trepça ’89, duke triumfuar 2:1 edhe pse po humbiste me një gol epërsi deri në çastet e fundit të ndeshjes.

Heroi i Ballkanit ishte Mevaln Zeka i cili i shënoi dy golat e triumfit duke u futur në lojë nga stoli në pjesën e dytë, pasi Prishtina kishte krijuar epërsi të hershme përmes Otto John.

Tamam kur u duk se skuadra e Ismet Munishit po shkonte drejt humbjes së dytë radhazi dhe në përgjithësi këtë sezon në Superligë, ajo tregoi fytyrë lideri dhe e përmbysi rezultatin në gjashtë minutat e fundit.