Ballkani e fiton derbin përballë Gjilanit

Sot është zhvilluar ndeshja e parë e javës së 16-të të Superligës së Kosovës ndërmjet skuadrës së Ballkanit dhe asaj të Gjilanit.

Ballkani ka arritur që të mposht Gjilanin 2-1.

Ekipi vendas ka arritur që të shënojë dy gola kundrejt Gjilanit në pjesë e parë të lojës.

Në minutën e 15-të të ndeshjes, Blend Baftiu shënoi golin e parë në këtë ndeshje, e të dhjetin të tij gjatë këtij edicioni, e në minutën e 23-të , golin e dytë për Ballkanin e shënoi Jetmir Topalli.

Ndërsa Gjilani në minutën e 37-të ngushtoi epërsinë, me golin e Gerhard Progni.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, edhe pse nuk ka pasur gola, loja është zhvilluar me shumë tensione.

Në minutën e 87-të të ndeshjes, trajneri i Ballkanit Ismet Munishi është larguar nga ndeshja me karton të kuq.