Përgatitjet

Ballkani e Drita fitojnë miqësoret e fundit, Prishtina mposhtet

Skuadrat e Superligës së Kosovës, Ballkani, Drita dhe Prishtina, i kanë përfunduar ndeshjet miqësore në Antalia të Turqisë, aty ku janë përgatitur për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, fitoi të premten ndaj skuadrës së madhe ukrainase, Dinamo Kiev.

Ballkani fitoi me rezultatin 2:0.

Futbollisti i krahut, Mamadou Danfa, e shënoi golin e parë për suharekasit në minutën e 20-të të ndeshjes, pas veprimit të mirë individual në zonë.

Ndërkohë për 2:0 shënoi sulmuesi Albin Berisha nga penalltia, në minutën e 74-t.

Drita ndërkohë fitoi 1:0 ndaj skuadrës Ruch Chorzoë, që bën gara në elitën e futbollit të Polonisë.

Blerim Krasniqi e shënoi golin e fitores në minutën e 56-të.

Prishtina zhvilloi ndeshje me Celjen, ekipin e kategorisë së parë të Sllovenisë.

Celje që i prinë tabelës pas pjesës së parë të edicionit aktual me 47 pikë, mposhti Prishtinën me rezultatin 3:1. Për Prishtinën shënoi Jalen Blesa, në minutën e 110-të, me asistim të Olt Pllanës.