Formacionet

Ballkani dhe Malisheva kërkojnë fitore, formacionet zyrtare

Ballkani është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat do të takohen për herë të dytë brenda katër ditëve pasi janë përballur edhe në mesjavë në kuadër të Kupës së Kosovës e ku Ballkani fitoi me lehtësi 0-3.

Suharekasit kërkojnë një tjetër fitore për ta rikthyer vendin e parë në tabelë i rrëmbyer nga Llapi pas fitores ndaj Gjilanit të shtunën në mesditë.

Në anën tjetër Malisheva ndodhet në top formë pasi ka katër fitore radhazi në kampionat dhe kërkon vazhdimësi.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuc, Emerllahu, Limaj, Tolaj, Gripshi, Danfa.

Malisheva: Gashi, Prekazi, Kryeziu, Xhaka, Pira, Veliu, Ferati, Vitija, Hazrollaj, Brruti, Aliu.