Formacionet

Ballkani dhe Llapi takohen në Suharekë, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Llapi përballen në ndeshjen kryesore të xhiros së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani është nikoqir i llapjanëve dhe pritet një ndeshje fantastike në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Dy skuadrat në këtë sfidë vijnë pas humbjeve, ku kampioni u mposht në udhëtim te Fushë Kosova 2-0, derisa Llapi pësoi nga Malisheva 2-1.

Diferenca është vetëm një pikë në të mirë të Ballkanit që kryeson me 51 sosh, derisa Drita ndodhet e treta me 49 pikë.

Kjo është përballja e tretë këtë edicion mes dy skuadrave ku Ballkani ka një fitore 2-1 dhe Llapi një tjetër 5-3.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuc, Emerllahu, Korenica, Gripshi, Tolaj, Danfa.

Llapi: Avdyli, Vokrri, Krasniqi, Bekteshi, Rama, Blakçorri, Namani, Ahmeti,Musolli, Ramadani, Januzi.