Biletat online për ndeshjen e parë historike të Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Clujit do të jenë në shitje deri sot në ora 15:00.
Këtë e kanë bërë të ditur edhe te klubi suharekas nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.
“Të dashur tifozë. Biletat online për ndeshjen kundër CFR Cluj 1907 do të jen në dispozicion për blerje deri të enjten në ora 15:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të kampionëve.







