Ballkani

Ballkani bëhet pjesë e reportazhit të UEFA-s

Sukseset në garat evropiane kanë bërë që për Ballkanin të flitet gjithandej në kontinentin tonë.

Kampioni kosovar është bërë sensacion i Ligës së Konferencës, ndërsa së fundmi e arriti një rezultat kulmor duke e mundur gjigantin ballkanik, Dinamo Zagreb.

Për këtë arsye, në prag të ndeshjes ndaj Astanas, e vlefshme për Grupin C në UEFA Europa Conference League, ekipi Portokalli është bërë pjesë e një reportazhi të UEFA TV, e ku protagonist është futbollisti i ekipit nga Suhareka, Nazmi Gripshi, i cili flet për arritjet e ekipit të trajnerit Ilir Daja, për komponimin e ekipit, për kalimin së bashku me shokët të sfidave, qofshin të mirave dhe të këqijave dhe për mbështetjen e tifozëve.

https://streamable.com/xmm7gs