Ballkani barazon dhe bie nga pozita e parë

Skuadra e Ballkanit ka dështuar ta ruaj vendin e parë në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Suhareka ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Feronikelit. Kjo ndeshje u zhvillua të mërkurën dhe i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit kosovar.

Me këtë barazim, Ballkani bie në vendin e dytë me 13 pikë, një më pak se Drenica që rimerr kryesimin. Ndaj Drenicës, Ballkani do të luaj në fundjavë. Ndeshja do të luhet në Suharekë.