Balje: Shteti ia uli të ardhurat nga 360 në 150 euro personit që i ka këmbët e amputuara

Deputetja Duda Balje, ka vizituar Xhemë Rexhepin në Spitalin e Gjilanit, i cili sipas saj ka të dy këmbët e amputuara, plagë të rënda të dekubitit, më një kanulë në trahe dhe një qese koloni.

Sipas Baljes, komisioni i mjekëve për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të Rexhepit ka konstatuar se ai është “më mirë” dhe sipas Baljes, iu janë ulur të ardhurat mujore nga 360 euro në 150 euro në muaj.

“Fajtor RREGULLORET, fajtor mjekët e komisionit, fajtor sekretari i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, fajtor Qeveria, të gjithë neve? Të gjithë jemi fajtorë sepse ky njeri nuk u informua dhe nuk u trajtua në mënyrë njerëzore”, tha Balje.

Tutje, ajo i bëri thirrje publike të gjitha institucioneve që ta korrigjojnë këtë gjë e të mos e përsërisin.