Balerinët dhe valltarët e Shotës rrogën më të madhe se polici e mjeku: Koeficenti që po ngjallë reagime në internet

Këto ditë është folur mjaft shumë për vlerën e koeficientit të pagave, i cili më në fund, para pak ditësh u bë publik. Por, kjo “vlerë” e shumëpritur ngjalli reagime, mospajtime e gjëra të tilla.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 është 105 euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një statusi ne facebook, publikoi “rritjen” e pagave me ligjin e ri, për punëtoret shëndetësorë, punëtoret e arsimit, policët, zjarrfikëset dhe për FSK-në.

Ne anën tjetër, Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit, publikoi pagat me ligjin e ri, për punonjësit e institucioneve te kulturës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe pagat për krijuesit dhe përformuesit e kulturës dhe artit.

Kjo revoltoi një grup njerëzish, të cilët pakënaqësitë e tyre i shfaqën përmes komenteve e statuseve ne Facebook, përcjell Nacionale.

“Gjithë nëpër seriala e tv u kanë tematikë se ska pare në teatër a knej mjek, infermier, mësues, polic etj. tu punu me rroga në kufi të mbijetesës për qerkuz në teatër, operë edhe parlament ma shumë buxhet shtet paradoxal.” – ka komentuar një qytetar.

“Mjeku Specialist 1260€ Aktor ne Teater 840€ Mjeku Specialist Kirurgu = 5 Operacione ne dite. Aktori ne Teater = 3-4 Shfaqje per 6 muaj. 420€ Diferenca. Ska Sens.” – ka shkruar një person tjetër.

Kjo pakënaqësi, u krijua pasi pagat punëtoreve shëndetësorë, policeve, punëtoreve te arsimit, zjarrfikëseve, FSK-se janë me te ulëta se pagat e drejtorëve të QRKT-ve, aktoreve, valltarëve etj.

Pagat tjera?

Koeficientin më të lartë, tashmë dihet se do ta ketë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 18.

Policët ndërkaq, do ta kenë koeficientin veç 5.

Një polic, sipas vlerës së koeficientit 105, dhe koeficientit 5, do të marrë pagë mujore 525 euro.

Sa u përket profesionistëve shëndetësorë, një mjek specialist, mjek specialist i Mjekësisë Familjare, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist Klinik, Psikolog Klinik Specialist me koeficientin 12, pagën bruto në vlerën e 105 të koeficientit do ta kenë 1 mijë e 260 euro.

Mjekët specialistë, por edhe psikologët Klinik në Specializim koeficientin 8 në vlerën e 105 eurove, pagën bruto do ta kenë 840 euro.

Ndërkohë Mjeku i përgjithshëm, stomatologu, farmacisti, mjeku veterinar, në koeficientin 7.4 për vlerën 105 euro për koeficient, pagën është paraparë që ta kenë 777 euro bruto.

Kryeinfermieri i Klinikës në vlerën e koeficientit 6,4 për 105 euro për koeficient, pagën do ta marrë në vlerën e 672 eurove.

Infermieri, laboranti, mamia, teknikët mjekësor e farmacist me koeficientin 5,1, do të marrin pagë prej 535 euro.

Në anën tjetër, mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë e ka koeficientin 5.8 që i bie që paga është 609 euro . Ndërsa mësimdhënësi në shkollë fillore dhe të mesme të ulët e ka koeficientin 5.6 që i bie 588 euro.

Sa do të paguhen Kurti, Osmani e Konjufca?

Sipas koeficentëve të përcaktuar për pozitat e zyrtarëve publikë, presidentja Vjosa Osmani do ta ketë koeficientin më të lartë të pagës më 18.0.

Kjo, pasohet nga kryetari i Kuvendit, që është Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti. Pagat e tyre, do të kenë koeficientin 17.

Në bazëë të përllogaritjes së thjeshtë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të paguhet 1 mijë 890 euro.

Kurti e Konjufca ndërkaq, do të marrin pagë mujore rreth 1 mijë e 785 euro.