Bale shpëton Real Madridin nga humbja

Real Madridi nuk është këndellur, pas barazimit të javës së kaluar ndaj Valladolid.

Los Blancos’ sërish kanë barazuar, kësaj radhe në udhëtim te Villarreal me rezultat 2-2.

Vendasit kaluan dy herë në epërsi, por Gareth Bale që ishte në formë të jashtëzakonshme sonte, shënoi po aq herë.

Gerard Moreno (12’) zhbllokoi ndeshja, ndërsa anësori uellsian (45+1’) baraspeshoi gjithçka, për të cilin ishte goli i parë në La Liga pas 169 ditëve.