Oferta e Kinës

Bale refuzon pagën prej 1 milion euro në javë

Gareth Bale refuzon një ofertë të çmendur nga Kina.

Edhe pse nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, sulmuesi uellsian ka edhe 3 vite kontratë me “Los Blancos” dhe nuk dëshiron të largohet nga Madridi pasi është i sigurt se mund të bëjë mirë dhe mund të bindë sërish trajnerin Zidane të besojë tek ai.

Nga Lindja e Largët ka ardhur vërtetë një ofertë e paimagjinueshme për Bale pasi një klub i Superligës kineze, emri i të cilit nuk bëhet i ditur i ka ofruar britanikut një pagë faronike prej 1 milionë euro në javë.

Bale nëse do të pranonte do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, por uellsiani e ka refuzuar ofertën pasi transferimi në Kinë nuk bën pjesë në planet e tij të afërta.