Bale pyetet nëse do të pensionohet nga kombëtarja, reagimi i tij ishte befasues

Danimarka ka arritur ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti me rezultat të thellë 0:4 Uellsin.

Dy gola nga Dolberg dhe nga një të Maehle dhe Braithwaite i dhanë fitoren e thellë danezëve dhe kualifikimin tutje.

Në intervistën pas ndeshjes, Bale u pyet nëse do të pensionohet nga kombëtarja dhe nëse kjo ishte ndeshja e tij e fundit. Ai menjëherë u largua nga intervista dhe nuk tha asgjë.

Kështu, Danimarka arrin të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ndërsa për Uellsin mbaron këtu aventura e tyre.

Në çerekfinale, Danimarka do të takohet me fituesin e takimit mes Holandës dhe Çekisë.