Bale pritet të jetë përforcimi i parë i Mourinhos te Tottenhami

Mund të jetë Gareth Bale goditja e parë në merkato për Jose Mourinhon në stolin e Tottenhamit.

Sulmuesi uellsian ka prishur çdo raport të mundshëm me Realin sidomos pas gjestit që bëri gjatë festimeve të kualifikimit të Uellsit në Euro 2020 dhe për këtë arsye gjasat që Bale të largohet që në janar janë të shumta.

Bale do ta mirëpriste një rikthim te “Spurs”aq më tepër që Mourinho e pëlqen shumë dhe për këtë arsye Tottenhami mund t’i ofrojë në shkëmbim Real Madridit, kartonin e Christian Eriksen i cili është në skadencë kontrate me skuadrën londineze.