Bale pas barazimit me Zvicrën: Rezultat pozitiv, jam krenar me bashkëlojtarët

Kapiteni i Përfaqësueses së Uellsit, Gareth Bale ka thënë se ndihet krenar pas barazimit me Zvicrën në kuadër të ndeshjes së Grupit A në Euro 2020.

Zvicra dhe Uellsi kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të tyre në kuadër të Grupit A, ndërsa golat u shënuan nga Breel Embolo (49’) për helvetikët dhe Kieffer Moore (74’) për uellsianët.

Ky rezultat u pa si humbje për Zvicrën, por jo edhe për Uellsin, pasi kapiteni i tyre Bale ka thënë se ndihet krenar me barazimin.

“Të dy ekipet u përpoqëm të luajmë, ishte ndeshje pak e tensionuar, por nuk është një rezultat i keq dhe ne e marrim si pozitiv”, ka thënë fillimisht Bale pas ndeshjes.

“Ne donim ta fitonim ndeshjen, kishim shanse, por gjithashtu bëmë kur ishim në disavantazh 1-0, mund të shkërmoqësh, por ne treguam shumë angazhim dhe karakter si gjithmonë”.

“Kemi punuar shumë, është e vështirë në këtë nxehtësi, unë jam krenar për djemtë”.

“Pas ndeshjes ne thamë se duhet ta përdorim këtë si një trampolinë. Tani duhet të rimëkëmbemi dhe të fitojmë në ndeshjen tjetër”, përfundoi kapiteni i Uellsit.