Mesfushori Tiemoue Bakayoko duket se e ka pasur lojën e fundit me Milanin.

Ai nuk ishte në 11-shen e parë të ekipit që kur ishte vonuar në stërvitje, ndërsa në ndeshjen e sotme me Bolognan refuzoi të luante pas lëndimit të Lucas Biglias.

Biglia u lëndua në minutën e 25-të e trajneri Gennaro Gattuso kërkoi nga Bakayoko të bëhej gati për lojë, por lojtari refuzoi duke u përplasur me trajnerin e duke e ofenduar, sipas “SkySport Italia”.

Pasi që Bakayoko është i huazuar nga Chelsea dhe raportimeve të fundit se s’është më i dëshiruar nga Gattuso, klubi nuk pritet të shfrytëzojë opsionin për blerje.

Lo stato di forma del #Milan è riassunto in questi 30 secondi. #Bakayoko che manda a fanculo #Gattuso dopo essersi rifiutato di entrare pic.twitter.com/EnDvfsXyCd

— Andrea Cerrato (@cerry_94) May 6, 2019

Në anën tjetër, Gattuso ka folur pas fitores së Milan ndaj Bologna-s.

“Këto janë pikë të rëndësishme, teksa ishim në vend të gjashtë përpara ndeshjes, tani jemi në luftë për një vend në Champions League.

Nuk ishim në formë të mirë dhe e dinim se duhet të punonim shumë, dhe atë bëmë.

Lojtarët ishin të zemëruar sepse i mbajta larg familjeve për pesë ditë, kështu që u thashë ta shndërronin zemërimin në energji pozitive në fushën e lojës.

Ishim pak të parashikueshëm, por të gjithë e dinë që ky është një moment i vështirë dhe gjëja më e mirë është të luajmë thjeshtë për të shmangur gabimet e kushtueshme.

Bakayoko? I thashë të bëhet gati dhe ai u vonua, kështu që thirra Jose Mauri-n. Më duhet të tregohem i sinqertë, prita 7-8 minuta dhe ai nuk kishte veshur akoma këpucët.

Lojtarët mund të më thonë çfarë të duan drejt meje, por gjëja më e rëndësishme është të kenë respekt për njëri-tjetrin.

Me të do të sqarohem në dhomën e zhveshjes, në gjuhën time, diçka që nuk e bëj dot në televizor.