Deputetja e LDK-së

Bajrami pasi dështoi themelimi i komisionit: Nga VV thanë “në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë’

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të miratimit të komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë, të cilin e inicioi ajo.

Ajo ka shkruar se nga VV thanë “në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë”.

Në votim nuk kanë marrë pjesë shumica e deputetëve të VV’së, gjë që çoi në mungesë kuorumi.

Deputetët e opozitës votuan për dhe atyre ju bashkangjit edhe kryetari i kuvendit Glauk Konjufca.