Hykmete Bajrami

Bajrami kundër marrëveshjes me Danimarkën: Nuk dëshiroj që Kosova të bëhet destinacion i burgjeve

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sqaruar përsëri qëndrimin e kësaj partia rreth marrëveshjes së Kosovës me Mbretërinë e Danimarkës për vendosjen e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit.

Ajo ka thënë se LDK-ja është kundër kësaj marrëveshje për disa arsyeje.

Sipas saj, një marrëveshje e tillë rrezikon shkeljen e të drejtave të njeriut.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ajo ka thënë se nuk dëshiron që Kosova të bëhet destinacion i burgjeve.

“Kosova nuk duhet të bëhet një parking, një vend ku ne i strehojmë të burgosurit. Ka rrezik për shkelje të të drejtave të njeriut. Nuk dua që ndërtesat tona të lëshohen me qira për të burgosur. Ne kemi shumë punë për t’i rehabilituar të burgosurit tanë. Unë nuk dëshiroj që Kosova të bëhet destinacion i burgjeve”, është shprehur Bajrami.