Hykmete Bajrami

Bajrami kritikon qeverinë: Dobët shumë dobët, 128 milionë euro më pak investime kapitale

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur dështimet e Qeverisë Kurti dhe ka kritikuar atë.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar përformancën e Qeverisë Kurti në tremujorin e parë, të cilin e ka cilësuar si të dobët.

“Dobët shumë dobët. 128 milionë euro më pak investime kapitale, 59 milionë euro më pak mallra dhe shërbime, 77 milionë euro më pak subvencione dhe transfere dhe 14 milionë euro MË SHUMË në paga dhe shtesa,”

“Kjo është përformanca e Qeverisë Kurti II, në tremujorin e parë të vitit te katërt të Qeverisë së “shpresës”.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.