Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se pushtetit i ka mbetur të flasë vetëm për “tre mujorin e parë”, “tre mujorin e dytë”.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë:

“Pas demaskimit të propagandës për rritjen ekonomike për 2021-2023, krejt çka ju ka mbetë me folë është 3 mujori i parë, 3 mujori i dytë”.

Bajrami ka përmendur se qytetarët i dinë çmimet dhe fuqinë blerëse të pagave të tyre, që sipas saj, “kurrë më të pavlera nuk kanë qenë”.

“Qytetarët i dinë çmimet dhe e dinë saktë fuqinë blerëse të pagave të tyre që kurrë ma të pavlera s’kanë qënë.” – ka shkruar Bajrami.