Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, pasi ky i fundit dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Krasniqi akuzohet nga Prokuroria për kontratat e negociuara pa publikim
“Vetëm në një rast, në atë të KEK-ut/Nagip Krasniqit, Prokuroria po thotë se buxheti i shteti është dëmtuar mbi 3.7 milionë euro, derisa ministrat e Albin Kurtit deri sot kanë nënshkru mbi 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro”, ka shkruar ajo.
Bajrami ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për dëmtim të buxhetit me mbi 3.7 milionë euro.
“A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut. Njëjtë siç e kanë mbrojtë Nagipin vazhdojnë ta mbrojnë Martin Berishajn, e derisa mbrojnë të korruptuarit e tyre me çdo çmim, tentojnë t’i kapin organet e drejtësisë. E pikërisht për këtë është tepër e rëndesishme që të ruhet me çdo kusht pavarësia e organeve të drejtësisë që të korruptuarit dhe kriminelët të dënohen pavarësisht sa të afërt janë ata me pushtetin – cilido qoftë ai pushtet”, ka shkruar tutje Bajrami.
Postimi i plotë:







