Bajram Qerkini: Kur institucionet respektojnë familjarët e të zhdukurve zbutet dhimbja

Njëri nga përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë, Bajram Qerkini ka thënë se këta familjar ndihen më të lehtësuar kur shohin se si institucionet e vendit kujdesen dhe tregojnë respekt për këto familje.

Ai këto deklarata i bëri derisa po bëhen homazhe nga ana e krerëve tri institucioneve kryesore shtetërore, presidentes Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlmanetari Glauk Konjufca.

“Kur institucionet i respektojnë familjarët zbutet dhimbja, respekti juaj e  zbut por edhe puna të bëhet me vepër kjo është porosia nga familjarët”, tha Qerkini.