Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka qëndruar sonte në banesën e njërit nga themeluesit e Akadademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, piktorin e madh Nysret Salihamixhiq.

“Aty u mirëprita ngrohtësisht nga bashkëshortja e profesorit të ndjerë, zonja Mubera Salihamixhiqi.

Me zonjën e nderuar biseduam për jetën dhe veprën e piktorit të madh, për sfidat që ai përjetoi dhe për pasionin e tij të pakufishëm për artin”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai ka shtuar se ka qenë një moment i veçantë duke evokuar kujtime për jetën e piktorit të njohur, i cili ka lënë pas vepra që do të vazhdojnë të frymëzojnë gjeneratat.

“Jam ndjerë i privilegjuar dhe mirënjohës që më dhuruan një nga veprat e profesorit, të cilën ai e kishte punuar vetëm pak muaj para ndarjes nga jeta. Kjo dhuratë e çmuar do të mbetet gjithmonë një kujtim i paharrueshëm për një artist të jashtëzakonshëm dhe një mik të dashur të artit tonë”, ka shkruar Bajqinovci. /Ballkani.info/