Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur bllokadë të rrugëve gjatë vikendeve në kryeqytet.
Kjo deklaratë e Bajqinovcit erdhi pasi kryetari i Prishtinës, Pëprarim Rama vendosi që gjatë vikendit shtatë rrugë të bëhen njëkahëshe.
E Bajqinovci tha se për shkak të këtij vendimi në kryeqytet janë krijuar kolona të gjata.
“Kolona të gjata sot janë krijuar në rrugët e kryeqytetit për shkak të testimit të qarkores njëdrejtimshme nga komuna e Prishtinës. Gjatë ditëve të punës kur në Prishtinë qarkullojnë vetura nga komunat tjera do të kollapson komplet trafiku. Jam lindur e rritur në Prishtinë dhe nuk e mbaj në mend këtë bllokadë të rrugëve gjatë vikendeve në kryeqytet”, ka shkruar ai.







