Bajqinovci: Albin Kurti edhe tri vjet në karrige, veç naj tronditje e madhe mund të na çojë në zgjedhje

Deputeti i Vetëvendosjes, Mufail Bajqinovci që ditëve të fundit u bë shumë i komentuar për një shkarje gjuhësore në një deklaratë të tij, sonte tha se Albin Kurti edhe tri vjet do të ejtë në udhëheqje të Qeverisë, transmeton Periskopi.

Sipas tij, s’ka zgjedhje të parakohshme,  veç nëse ndodh diçka e madhe.

‘’Kurti edhe tri vite do të jetë në karrigen e kryeministrit dhe nuk do ta rrëzojë veten asnjëherë. Janë këta që e patën rrëzu veten. S’ka fuqi që mundet me rrëzu një koalicion qeverisës. Shpesh po flitet për zgjedhje këto muajve të fundit. S’ka presion që e con vendin  në zgjedhje, përvecse se ndodh naj tronditje e madhe.’’, tha ai në Debat Plus