Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar opozitën për pengim të qeverisë duke e përkthyer këtë për “sabotim të interesave të popullit”.

“Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë. Nuk do të lejojmë asnjë hap pas në të drejtën tonë për të mbrojtur çdo centimetër të këtij vendi.“, ka shkruar ai.