Bahtiri krenohet me ndërtimin e disa shtëpive, profesori Latifi: A e di se organizata që dha donacionin i financon terroristët?

Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar ashpër pasi kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri tha sa ka siguar një doancion për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashës të kësaj komune.

Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se organizata me të cilën ka bërë marrëveshje komuna, i financon grupet terroriste.

“A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

“Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, paska bërë marrëveshje me Qatar Charity për ndërtimin e 40 shtëpive në fshatin Frashër të këtij qyteti. Në kompleks qenka paraparë që të vendoset edhe një qendër për nevojat e kësaj organizate. A i ka tregu dikush Bahtirit se kjo organizatë akuzohet se e shfrytëzon rrjetin e saj ndërkombëtar të bamirësisë për të transferuar financa për grupet që nxisin dhe organizojnë aktivitete terroriste nëpër botë?

A e di ky Agim Bahtiri se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se 40 shtëpi për njerëzit e varfër, të cilët i kanë zhytur në mjerim qeverisjet katastrofale të shumë bahtirëve në Kosovë, e tash janë të detyruar të pranojnë lëmoshën e kushtëzuar të organizatave të dyshimta të Lindjes së Mesme?

A ka ky vend mekanizma që e mbrojnë interesin kombëtar të tij, apo duhet të presim që të fundosemi krejtësisht në humnerë, e pastaj të kërkojmë që ata të cilët dje na shpëtuan nga gjenocidi serb, të ndërhyjnë përsëri për ta na shpëtuar, kësaj rradhe nga budallakitë tona vetëvrasëse?./