Pas vrasjes së të riut nga Mitrovica, Albert Muja, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Ai tha se pasi që ka qenë jashtë vendit, nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë në varrimin e të ndjerit që është bërë sot, por menjëherë është nisur për në Kosovë ku do ta vizitoj familjen Muja.
“I shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Muja”.
“Pasi që isha jashtë Kosovës, nuk pata mundësi të marrë pjesë në varrim. Por menjëherë jam nisur për Kosovë dhe nesër do ta vizitoj familjen Muja për kryeshëndosh”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Albert Muja është vrarë mbrëmë pas një përleshje me thikë në qytetin e Mitrovicës.







