Bahtiri i përgjigjet Vuçiqit për bazën e FSK-së në Mitrovicë: Ka perënduar koha e ndërhyrjes në punët e shtetit tonë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i është përgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq në lidhje me pretendimet e këtij të fundit  për bazën ushtarake të FSK-së në komunën që udhëhiqet nga ai.

Me anë të një postimi në Facebook,  Bahtiri ka thënë se Vuçiq nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.

“Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërrnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta cenoj sigurinë e banorëve serbë të Kosovës, të cilët i mbron dhe do t’i mbrojë shteti i Kosovës me mekanizmat e tij sikurse gjithë banorët e Republikës tone”, ka thënë Bahtiri.

Madje, ai ka kërkuar që Vuçiq ta tërheq deklaratën.

“Ka perënduar koha e ndërhyrjes në punët e shtetit dhe komunës tonë të pasardhësve politik të Millosheviqit, të cilët në vend se të kujdesen për mirëqenien e banorëve të Serbisë dhe demokratizimin e shtetit të tyre, tentojnë të përzihen dhe bëjnë obstruksione të ndryshme për ta prishur rendin demokratik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Andaj, i bëj thirrje ta tërheq deklaratën e sotme dhe veproj në drejtim të njohjes së Republikës së Kosovës, sepse vetëm kështu mund t’i shërbej shtetit të vet dhe gjithë rajonit”, thuhet në shkrimin e tij.

Postimi i plotë i tij:

Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk mund të ndërhyj në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, e sidomos në punët komunale të Mitrovicës.

Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërrnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta cenoj sigurinë e banorëve serbë të Kosovës, të cilët i mbron dhe do t’i mbrojë shteti i Kosovës me mekanizmat e tij sikurse gjithë banorët e Republikës tonë.

Ka perënduar koha e ndërhyrjes në punët e shtetit dhe komunës tonë të pasardhësve politik të Millosheviqit, të cilët në vend se të kujdesen për mirëqenien e banorëve të Serbisë dhe demokratizimin e shtetit të tyre, tentojnë të përzihen dhe bëjnë obstruksione të ndryshme për ta prishur rendin demokratik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Andaj, i bëj thirrje ta tërheq deklaratën e sotme dhe veproj në drejtim të njohjes së Republikës së Kosovës, sepse vetëm kështu mund t’i shërbej shtetit të vet dhe gjithë rajonit.

Vendimin i Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhënien e 191 hektarë tokë për bazën ushtatake të FSK-së, ka ardhur pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe si komunë jemi shumë krenar për këtë vendim të marrë.

AB