Bahtiri: Haradinaj dhe Kurti u rrëzuan nga posti i kryeministrit për t’u realizuar plani për ndarje të Kosovës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se i është mirënjohës Ramush Haradinajt që e ka penguar planin për ndarjen e Kosovës.

Bahtiri në RTV Dukagjini ka thënë se Haradinaj është rrëzuar nga posti i kryeministrit pikërisht për shkak të pengimit të ndarjes.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Albin Kurtin. U rrëzua nga qeveria për t’u realizuar plani i ndarjes së Kosovës”, deklaroi Bahtiri.

Zyrtari i LVV-së thotë se Kurti nuk shkon i papërgatitur në dialogun e Brukselit siç ka ndodhur me të tjerët.

“Të tjerët merrnin një letër dhe vizatonin tetëshe gjatë takimeve në Bruksel. Me Kurtin nuk mund të ndodh kështu”.

Bahtiri thotë se “non paper” kanë dalë nga qarqet serbe për të parë reagimin e shqiptarëve.

I pari i Mitrovicës thotë se nëse projektet e Serbisë prekin edhe territorin e kësaj komune ai do të jepte dorëheqje.

“Nuk guxon në territorin e komunës që unë menaxhoj të bëhet ndonjë ndërtim i Serbisë”, deklaroi Bahtiri.