Agim Bahtiri reagon pas sulmit me armë zjarri në afërsi të një grupi kosovarësh në veri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka dënuar fuqishëm sulmin me armë ndaj grupit të atletëve kosovar në bjeshkët afër Zubin Potokut.

Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhet ky rast kriminal.

Bahtiri tha që nuk duhet lejuar që gruper kriminale, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë.

Postimi i plotë:

E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve “Kosova Mountain Club” në bjeshkët afër Zubin Potokut.

Me këtë rast iu bëjë apel organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, që të zbardhet ky rast kriminal dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend, e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë. Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre.

E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve “Kosova Mountain Club” në bjeshkët afër Zubin Potokut. Me…

Posted by Agim Bahtiri on Sunday, 9 May 2021