Baftiu po kërkohet nga dy gjigantët e futbollit turk

Mesfushori ofensiv i Ballkanit, Blend Baftiu, është duke u kërkuar nga dy gjigantët e futbollit turk, Galatasaray e Beshiktash, shkruan “Haberler.com”.

Baftiu 22-vjeçar ka pasur një stinor impresiv dhe në shkurt ishte përfshirë nga UEFA në listën e 50 futbollistëve të rinj premtues. Këtë edicion të Superligës së Kosovës ai i realizoi 19 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë.

Kontrata e tij me Ballkanin është e vlefshme deri në vitin 2021.