Baftiu ka arritur marrëveshje me klubin evropian

Blendi Baftiu nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Futbollisti i talentuar i FC Ballkani, nga edicioni i ardhshëm nuk do t’i mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre, raporton Insporti

Siç u konfirmua edhe nga vetë trajneri Ismet Munishi, Baftiu do të largohet, por nuk bëhet fjalë për ekipin e Rapid Vienna, siç ishte raportuar më herët.

“Nuk shkon në Rapid. Shkon dikun tjetër, unë e di nuk flas por pak ka rëndësi, kryesorja ka shumë oferta dhe i ka njerëzit shumë të suksesshëm që e pëfaqësojnë”, shkroi Munishi në llogarinë e tij në rrjete sociale për Baftiun.

Insporti, nga burime të sigurta brenda klubit merr vesh se Baftiu ka arritur marrëveshje me skuadrën tjetër të Vjenës, Austria Vienna.

Burimet kanë konfirmuar se gjatë afatit kalimtar fituesi i Këpucës së Artë në Superligën e Kosovës do t’i bashkohet klubit të famshëm austriak.

Austria Vienna është klubi më i trofeshëm në futbollin e Austrisë, me gjithsej 24 tituj të Bundesligës austriake, dhe 27 trofe të kupës.