Skuadra kosovare, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit numër dy në botë – FaZe Clan, në kualifikimet në turneun më të rëndësishëm në CS:GO, Paris Major.

Ndërkaq, në Mirage, BNE ishin në disavantazh për tu rikthyer më pas me rezultat prej 16-14 kundër FaZe.

Këto ishin kualifikimet për Paris Major 2023 që fillon me 13 maj të këtij viti.Me këtë fitore, BNE vërtetoi se fitorja ndaj numrit dy në botë nuk ishte rastësi në nëntor të vitit të kaluar.