Bad News Eagles humbin në ndeshjen e dytë nga NiP

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi suedez, NiP me rezultatin 16:7.

BNE u mbajtën mjaft mirë në pjesën e parë duke humbur 8:7, por pjesa e dytë ishte fatale për ta, duke mos e fituar asnjë raund.

Tani, ekipi kosovar ka një fitore dhe një humbje, teksa do të kërkojë kualifikimin në dy ndeshjet e tjera.

Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit.