Babai raporton djalin në polici: Ka vjedhur ari dhe argjend, e ka shitur me çmime të ulta

Një person ka raportuar në Polici për një vjedhje.

Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali tij kishte vjedhur ari dhe argjend të cilat i kishte shitur në argjendari të ndryshme në Prishtinë me çmime shumë të ulëta.

“I dyshuari i pare me datën 07.09.2020 me forcë nënës së tij ja kishte marrë telefonin celular të vlerës rreth 60 €uro dhe e kishte shitur te i dyshuari dyte për 25 €uro. Është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit i dyshuari i pare dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari dyte lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.